Bislimi takon shefin e OSBE-së – flasin për bashkëpunim në këtë fushë

Zëvendëskryeministri i parë Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, njofton Insajderi.

Në këtë takim, ambasadori Davenport uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për marrjen e detyrës, duke ofruar mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë në fusha të ndryshme relevante ku ata kanë ekspertizë.

VIDEO:

Ndërkaq, Bislimi e falënderoi atë për vizitën dhe i uroi njëkohësisht edhe Ambasadorit marrjen e detyrës së re si Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Një ndër temat e diskutimit ishte interesi dhe vullneti i qeverisë dhe donatorëve që të punojnë në drejtim të koordinimit më të mirë të burimeve dhe mjeteve donuese. /Insajderi.com