Blinken i dërgon letër Vuçiqit, kërkon njohjen reciproke me Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku një mesazh të veçantë e shkroi me dorë nën pjesën zyrtare të letrës

“Më kujtohen shumë mirë bisedat tona dhe më padurim pres rinovimin e tyre”, ka shkruar Blinken me stilolaps në fund të letrës që është dërguar më 23 shkurt, transmeton Telegrafi.

VIDEO:

Se i ka arritur një letër nga Blinken, presidenti serb e ka zbuluar të hënën, duke vlerësuar se “duke mos llogaritur njohjen reciproke me Kosovën”, mesazhi sipas tij ishte i mirë dhe kuptimplotë.

“I kam uruar postin e rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara dhe besoj se i është kujtuar bashkëpunimi ynë. Madje me dorë e ka shkruar një pjesë – është lajm i rëndësishëm”, ka shtuar Vuçiq.

Në letrën e dërguar Vuçiqit, Blinken ia ka rikujtuar qëndrimet e Washingtonit – se ndajnë vizionin e stabilitetit të një Serbie demokratike në rrugën drejt anëtarësimit në BE, si dhe që qëllimi i Shteteve të Bashkuara është të shohin një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë e përqendruar te njohja reciproke. /Telegrafi/

 

The post Blinken i dërgon letër Vuçiqit, kërkon njohjen reciproke me Kosovën appeared first on Telegrafi.