Bllokohet “Veterniku”, vozitësit shkaktojnë kaos duke tejkaluar kolonën e veturave

veterniku

Rruga “Richard Holbrook” në Veternik është bllokuar tash e disa orë duke krijuar kolona të gjata.

VIDEO:

Në pamjet e dërguara nga një lexues i lajmi.net, shihen kolonat e automjeteve pas bllokimit të rrugës që lidhet për Gjilan.

Sipas lexuesit, bllokimi i rrugës ka ndodhur për arsye të tejkalimeve nga automjetet, të cilët kanë bllokuar shiritin e kundërt për automjete. /Lajmi.net/