Bogujevci ia kthen Musliut: Kujdes si i referohesh gjërave

Saranda Bogujevci

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ka replikuar sot në seancën e Kuvendit me deputetën e PDK-së, Ganimete Musliun.

Ishte e para Musliu që tha se ka respekt për Bogujevcin mirëpo, duke shtuar që e njejta po ndikohet nga grupi i saj paralamentar.

VIDEO:

Pas kësaj deklarate, ka reaguar Bogujevci, që sot është kryesuese e seancës.

Ajo ka thënë që Musliu duhet të ketë kujdes për mënyrën se si i referohet gjërave.

“Faleminderit për respektin, po të thuash kam respekt, e të minosh detyrën teme, duke thënë se ndikohem nga të tjerët, nga grupi im parlamentar, kështu që të kisha lut që të kish kujdes në mënyrën se si i referohesh gjërave”, tha Bogujevci.

Në anën tjetër, Musliu tha se Bogujevci duhet ta ruaj pozitën që iu është dhënë në Kuvend.

“Edhe njëherë ta thash, shumë respekt për ty, po nuk mundem me të rujt unë ty, nëse ti se ruan pozitën që ta ka dhanë ky kuvend.

Unë vetëm po të them, respektoje veten dhe pozitën që e ke dhe mos e humb respektin që e kemi për ju”, ka thënë ajo./