Bonucci nuk mundi ta kapërdij humbjen e Superkupës së Italisë, dëshiroi t’i qëroj hesapet me sekretarin e Interit pas golit të Sanchezit

Leonardo Bonucci u përplas me një anëtar të stafit të Interit në vijën kufizuese pasi Juventusi humbi në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Nerazzurrëve në kohën shtesë të vazhdimeve.

Interi fitoi trofeun me një gol të Alexis Sanchez në sekondat e fundit të kohës shtesë, duke vulosur rezultatin 2-1 pas një goditjeje me kokë të Weston McKennie dhe penalltisë së Lautaro Martinez.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë, pasi pati edhe eksese në vijën anësore, aty ku veterani i Juventusit, Bonucci, po pritste të zëvendësohej.

Interi mposht Juventusin pas vazhdimeve dhe fiton Superkupën e Italisë Interi mposht Juventusin pas vazhdimeve dhe fiton Superkupën e Italisë

VIDEO:

Sipas faqes Juventusnews24.com, ishte sekretari i Interit, Cristiano Mozzillo, ai që u shty dhe pati përplasje verabale nga Bonucci pranë stolave ​​në Giuseppe Meazza.

E gjitha erdhi pasi Bonucci kishte qenë në vijë duke pritur të hynte si zëvendësues thjesht në mënyrë që të mund të ekzekutonte një penallti në gjuajtje, me stafin e Juventusit që po u kërkonte lojtarëve të tyre të bënin një faull taktik apo ta nxirrnin topin jashtë në mënyrë që ai të inkuadrohej.

Momenti kur Bonucci shfrynë me nervozizëm ndaj sekretarit të Interit

Por, nuk shkoi aq larg, pasi Alexis Sanchez u gjend perfekt në zonë dhe shfrytëzoi për mrekulli gabimin e Alex Sandros për të shënuar në minutën e 120-të .

Duke parë që plani dështoi para syve të tij dhe stafi i Interit po festonte pranë tij, Bonucci u kthye furishëm dhe u shfaq duke shtyrë me nervozizëm Mozzillon. /Telegrafi/

 

The post Bonucci nuk mundi ta kapërdij humbjen e Superkupës së Italisë, dëshiroi t’i qëroj hesapet me sekretarin e Interit pas golit të Sanchezit appeared first on Telegrafi.