Bordi i Organit Shqyrtues të Prokurimit jofunksional, rreziku të humbin 200 milionë euro suficit

rreziku

Mandati i bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit ka skaduar më 30 mars 2021 ndërsa pa dy anëtarë është tash e disa vite. E që nga atëherë janë bllokuar shumë procese të institucioneve publike duke bërë që akesat e kompanive që kanë aplikuar për tendere të mbesin të pashqyrtuara.

VIDEO:

Kuvendi i Kosovës nuk pati kourum që të votonte për kryetarin e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik dhe anëtarëve të tij, përkatësisht listën e propozuar nga Komisioni për përzgjedhje të bordit të OSHP-së.

Kandidatët e propozuar nga organi përzgjedhës i pavarur për bordin e OSHP-së janë: Ardian Behra 32.3 pikë, Hasim Krasniqi 28.7, Faruk Rexhaj 28, Adem Spahiu 26.3 dhe Ruzhdi Morina 26 pikë.

Në OSHP në periudhën janar 2021 deri me datë 24.11.2021 janë deponuar gjithsesj 820 ankesa.

Nga data 1 prill bordi i OSHP është jofunksional, e vetëm nga kjo datë janë parashtruar gjithsej: Ankesa të shqyrtuara sa ka qenë bordi funksional janë 243 në vlerën totale mga vlera e parashikuar prej 60,958,077.06€; Ankesa të pashqyrtuara në mungesë të bordit janë gjithsej 577, të cilat kapin shumën nga vlera e parashikuar në kontratë rreth 200,000,000.00.

E ky institucion në mungesë të bordit kanë bërë të mundur qe ankesat të shqyrtohen nga ekspertët për lëndët e pashqyrtuara, espertiza këto qe përfshijnë afërsisht 550 sosh, prej të cilave në favor të Autoritetit Kontraktues janë 210, kurse në favor të Operatorëve Ekonomik janë 210 prej tyre. Poashtu, ankesa për të cilat ende nuk është lëshuar ekspertiza janë 27, shkruan Raporto.org.

Vlen të theksohet se nga të gjitha këto ankesa tek shuma e vlerës është llogaritur shuma nga “Vlera e Parashikuar” e aktiviteteve të prokurimit dhe në këtë shumë hyjnë edhe vlerat e ankesave që janë përsëritur për aktivitetin e njejtë.