Borussia Dortmundi e bindur: Nuk e shesim Haalandin, udhëtimi në Spanjë i Raiolas ishte për të bërë plazh

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc e ka bërë të qartë se klubi gjerman nuk është i gatshëm ta shes Erling Haalandin këtë verë.

Vërejtjet e Zorc vijnë pas raporteve për babanë e lojtarit, Alf-Inge Haaland dhe agjentin e tij, Mino Raiola, që janë takuar me Barcelonën  dhe Real Madridin.

VIDEO:

“Unë jam shumë, shumë i qetë për këtë çështje. Unë e di se çfarë duam. Ne nuk do të shesim [Haaland]”.

“Unë nuk kam asgjë kundër të dy burrave që duan të bëjnë plazh pak në Mesdhe”, ka thënë Zorc për Sport1.

Dortmund në mënyrë të përsëritur ka deklaruar se ata nuk kanë ndërmend të ndahen nga sulmuesi norvegjez, i cili ka tërhequr vëmendjen e top klubeve evropiane.  /Telegrafi/

The post Borussia Dortmundi e bindur: Nuk e shesim Haalandin, udhëtimi në Spanjë i Raiolas ishte për të bërë plazh appeared first on Telegrafi.