Brenda festës luksoze të Morena Tarakut për ditëlindjen e 28-të, merr vëmendje me veshjen transparente

Artistja e njohur nga Peja, Morena Taraku, feston sot (e enjte) ditëlindjen e 28-të.

Bukuroshja, e cila ndiqet nga mbi një milion ndjekës, ka ndarë me fansat pamje të reja brenda festës së organizuar për këtë përvjetor.

Siç tashmë shquhet për jetën luksoze, bukuroshja shqiptare po kremton ditëlindjen me miqtë në shtëpinë e saj në Turqi, aty ku jeton dhe vepron prej vitesh.

VIDEO:

Morena Taraku (Foto: Instagram)

“Brenda vendit tim të mrekullive”, ka shkruar ajo.

Zeshkania shfaqet me stil të ndryshëm flokësh, gjersa ka vënë në pah linjat e mahnitshme trupore në fustanin transparent.

Tortë me dizajn dollarësh, shampanjë dhe mbishkrimi "King" - Morena Taraku befasohet që në orët e para të ditëlindjes së saj Tortë me dizajn dollarësh, shampanjë dhe mbishkrimi "King" – Morena Taraku befasohet që në orët e para të ditëlindjes së saj

Urimet ndërkohë nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit që numëron në po të njëjtin rrjet social.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku)

Morena ndryshe prej vitesh është bërë pjesë e estradës dhe ka qenë shumë e komentuar në shtypin rozë.

Karriera profesionale si modele e këngëtare e po ashtu edhe jeta private kanë qenë gjithnjë cak i medieve. /Telegrafi/

The post Brenda festës luksoze të Morena Tarakut për ditëlindjen e 28-të, merr vëmendje me veshjen transparente appeared first on Telegrafi.