Brenda festës luksoze të Morena Tarakut për ditëlindjen e 28-të

Pamje brenda festës.

Artistja e njohur nga Peja, Morena Taraku, feston sot (e enjte) ditëlindjen e 28-të.

Bukuroshja, e cila ndiqet nga mbi një milion ndjekës, ka ndarë me fansat pamje të reja brenda festës së organizuar për këtë përvjetor.

VIDEO:

Siç tashmë shquhet për jetën luksoze, bukuroshja shqiptare po kremton ditëlindjen me miqtë në shtëpinë e saj në Turqi, aty ku jeton dhe vepron prej vitesh.

Zeshkania shfaqet me stil të ndryshëm flokësh, gjersa ka vënë në pah linjat e mahnitshme trupore në fustanin transparent.

Urimet ndërkohë nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit që numëron në po të njëjtin rrjet social.

Morena ndryshe prej vitesh është bërë pjesë e estradës dhe ka qenë shumë e komentuar në shtypin rozë.