Brenda kompleksit më të madh banesor në Zvicër, shtrihet në 930 mijë metra katrorë dhe ka 2.780 banesa – konsiderohet si qytet i vogël

Le Lignon është kompleksi më i madh banesorë në Zvicër dhe njëherit një prej më të mëdhenjve në botë, e për shkak të madhësisë së tij konsiderohet si një qytet i vogël.

Shtrihet në një hapësirë prej 930 mijë metra katrorë, dhe gjendet në hapësirat e një ish-ferme në Vernier në periferi të Gjenevës, transmeton Telegrafi.

Kompleksi përbëhet prej tri ndërtesave të mëdha që kanë 2.780 banesave në të cilat jetojnë mijëra njerëz. Mban emrin e një lumi që kalon përreth, dhe përbëhet nga rrokaqiejt dhe rrethoja prej afro një kilometër të gjatë.

VIDEO:

Brenda kompleksit gjendet shkolla fillore, qendra medicinale, kisha, restorantet, zyra administrative, posta, hapësirat rekreative, pishinat dhe garazhet nëntokësore.

E pikërisht për shkak të këtyre karakteristikave quhet qytet i vogël, e shumë prej banorëve të saj kurrë nuk largohen nga kompleksi, pasi brenda gjenden të gjitha ato për të cilat kanë nevojë. /Telegrafi/

 

 

The post Brenda kompleksit më të madh banesor në Zvicër, shtrihet në 930 mijë metra katrorë dhe ka 2.780 banesa – konsiderohet si qytet i vogël appeared first on Telegrafi.