Britania e Madhe është që të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbot, ka thënë se mbështesin krijimin e “Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

Ai theksoi se “marrëveshje është nënshkruar nga pala kosovare”, transmeton Insajderi.

VIDEO:

“Atëherë duhet shikuar se çka e rrezikon sovranitetin e Kosovës, sepse nuk është vetëm emri, apo jo? Janë fuqitë që do t’i jepeshin një Asociacioni të tillë, pra, duhet të qartësohet se cilat janë këto fuqi, dhe duhet të qartësohet se cilat janë fuqitë që mund të rrezikojnë Kushtetutën dhe të punohet rreth këtyre pikave”, u shpreh ambasadori britanik”, tha ai në Kallxo Përnime.

Të mërkurën edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, deklaroi se “Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të themelohet”.

Por, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi më 15 qershor se “Kurti nuk donte të fliste për Asociacionin”. /Insajeri.com