Bruno Fernandes shënon nga distanca pas gabimit amator të portierit Emiliano Martinez

Bruno Fernandes ka shënuar golin e epërsisë në ndeshjen e Manchester Unitedit në udhëtim te Aston Villa në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq kanë gjetur shpejt golin e epërsisë ndaj Aston Villës në ndeshjen që po zhvillohet në “Villa Park”.

VIDEO:

Goli i Unitedit erdhi pas vetëm gjashtë minutave lojë.

Ishte portugezi Bruno Fernandes, i cili shënoi nga një distancë prej 25 metrave për epërsinë 0-1.

Megjithatë, ky gol i Brunos erdhi pas një gabimi amator të portierit vendas, Emiliano Martinez, i cili nuk arriti ta perceptoj goditjen dhe topi i hyri mes këmbëve.

Portieri argjentinas u ankua tek gjyqtari për një zënie të pamjes nga Edinson Cavani, por goli u pranua pasi uruguaiani ishte në pozitë të rregullt. /Telegrafi/

 

The post Bruno Fernandes shënon nga distanca pas gabimit amator të portierit Emiliano Martinez appeared first on Telegrafi.