Bucks kthehen te fitoret, triumfojnë në udhëtim te kampioni

Milwaukee Bucks kanë zhvilluar ndeshjen e dytë radhazi në Staples Center të Los Angelesit.

Pasi kishin humbur një ditë më parë nga Los Angeles Clippers, Milwaukee tani kanë marrë fitore ndaj kampionit në fuqi, Lakers.

Bucks u rikthyen te fitoret pas tri disfatave radhazi dhe e mbyllen ndeshjen me 15 pikë epërsi 97:112.

Jrue Holiday ishte basketbollisti më efikasi tek fituesit me 28 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.

Me dyshifrorë të dyfishtë prej 25 pikëve e 10 kërcimeve e mbylli ndeshjen Giannis Antetokounmpo, deri Khris Middleton shtoi 17 pikë të tjera.

VIDEO:

Lakers janë duke luajtur pa dy yjet e mëdha si LeBron James dhe Anthony Davis dhe kjo ka penalizuar ekipin të marrë më shumë fitore.

Qendra Montrezl Harell ishte më efikasi me 19 pikë, derisa Dennis Schroder shtoi 17 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore.

Vlen të theksohet se për kampionin në fuqi debutoi edhe transferimi i ri Andre Drummond që luajti disa minuta dhe shënoi katër pikë. /Telegrafi/

Rezultatet:

Detroit Pistons – Portland Trail Blazers 101:124

Indiana Pacers – Miami Heat 87:92

Boston Celtics – Dallas Mavericks 108:113

Brooklyn Nets – Houston Rockets 120:108

Memphis Grizzlies – Utah Jazz 107:111

Minnesota Timberwolves – New York Knicks 102:101

Oklahoma City Thunder – Toronto Raptors 113:103

San Antonio Spurs – Sacramento Kings 120:106

La Lakers – Milwaukee Bucks 97-112

Phoenix Suns – Chicago Bulls 121:116

The post Bucks kthehen te fitoret, triumfojnë në udhëtim te kampioni appeared first on Telegrafi.