Buffon nuk është i befasuar nga forma e Interit: Ata kanë vlerën e barabartë me Juven

Gianluigi Buffon ka thënë se Juventusi vazhdon ta ndjekë Interin, mirëpo nuk është i befasuar nga suksesi i skuadrës së Antonio Contes.

Portieri legjendar ishte në portë për herë të 654 me Zonjën e Vjetër dhe nuk pranoi gol në fitoren prej 3-0 ndaj Crotones.

“Nuk ka dyshim se na duhej fitorja. Mënyra si e arrijmë nuk është e parashikueshme. Në gjysmë orën e parë luajtëm vërtet mirë, e rëndësishme është të ruajmë shpirtin konkurrues dhe vëmendjen për 90 minuta, pa bërë gabime të panevojshme”, ka thënë Buffon për Sky Sport Italia.

VIDEO:

(Foto: Instagram/gianluigibuffon)

Fitorja i ka ngritur Bianconerët në vend të tretë në Serie A me një ndeshje më pak të zhvilluar, por akoma ndodhen tetë pikë prapa Nerazzurrëve.

Në një paraqitje fenomenale nga Ronaldo - Juventusi merr me lehtësi pikët e plota ndaj Crotones Në një paraqitje fenomenale nga Ronaldo – Juventusi merr me lehtësi pikët e plota ndaj Crotones

“Padyshim që nuk është befasi. Do të befasohesha nëse nuk do ta shfaqnin cilësinë e trajnerit dhe skuadrës. Ata kanë, së paku, vlerën e barabartë me neve”, ka shtuar Buffon. /Telegrafi/

function resetIframeHeight(o) { o.style.height = o.contentWindow.document.documentElement.scrollHeight + ‘px’; }

Standings provided by SofaScore LiveScore

The post Buffon nuk është i befasuar nga forma e Interit: Ata kanë vlerën e barabartë me Juven appeared first on Telegrafi.