Burri ther me thikë gruan në Gjakovë

Gjakovë

Një grua nga Komuna e Gjakovës është sulmuar sot me thikë nga bashkëshorti i saj.

VIDEO:

Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Gjakovës.

Sipas policisë, viktima është dërguar me Autoambulancë në Emergjencen e Spitalit Rajonale “Isa Grzda” në Gjakovë, pasi që ka pësuar disa lëndime në qafë dhe dorë nga goditjet e të dyshuarit.

Datë 31.03.2021 rreth ores 15:30, Stacioni policor- Gjakovë ka pranuar informatë se një person i gjinisë femerore është sulmuar nga një person në rr. UÇK në Gjakovë. Patrulla policore i është pergjigjur rastit, dhe me të dalur në vend të ngjarjes ka takuar viktimën femër e cila dyshohet që është sulmuar me mjet të mpreht (thikë) nga burri i saj. Viktima është dërguar me Autoambulancë në Emergjencen e Spitalit Rajonale “Isa Grzda” në Gjakovë, pasi që ka pësuar disa lëndime në qafë dhe dorë nga goditjet e të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas mjekëve gjendja shëndetësore e viktimës është stabile. Ndërkohë, bëhet e ditur se I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas mjekëve, gjendja shëndetsore e viktimes është stabile. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, njesitet policore janë duke e kërkuar te dyshuarin. Lidhur me rastin janë njoftuar te gjitha njesitet relevante policore dhe Prokurori Kujdestar”, thuhet në njoftim.