Busquets beson se mund ta mposhtin Real Madridin në një ndeshje të vetme

Kapiteni i Barcelonës, Sergi Busquets, pranon se ata janë më të dobët përballë Real Madridit në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, por beson se ekipi i tij mund t’i mposht rivalët në vetëm një ndeshje.

Dy skuadrat e mëdha spanjolle takohen sot (e mërkurë) mbrëma në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës.

Busquets pranon vështirësinë e ndeshjes që është përpara për shkak të formës së mirë të Los Blancos, por këmbëngul se një ndeshje derbi është gjithmonë një lojë e barabartë.

Ancelotti i matur: Nuk jemi favoritë ndaj Barcelonës, do të jetë ndeshje e barabartë Ancelotti i matur: Nuk jemi favoritë ndaj Barcelonës, do të jetë ndeshje e barabartë

VIDEO:

“Dallimi në La Liga midis Barcelonës dhe Real Madridit është se si është, por është një ndeshje e vetme dhe gjithçka mbetet për të luajtur. Ata hyjnë në lojë me besim, por ne kemi një shans”, ka thënë fillimisht Busquets.

Që nga El Clasico e fundit mes dyshes, ku Real Madrid fitoi 2-1 në Camp Nou, Busquets mendon se Barcelona është përmirësuar.

“Ka kaluar një kohë e gjatë, por ne jemi fizikisht më mirë. Duhet të shohim përpara dhe të përpiqemi të jemi besnikë ndaj stilit tonë dhe të krijojmë shanse”.

“Ne e dimë se përballemi me kundërshtarë të fortë që kanë lojtarë të mirë dhe një trajner të madh”.

“Do të jetë e vështirë, por ne kemi besimin dhe ambicien për të qenë në finale të dielën”.

Xavi respekton Real Madridin, shprehet i lumtur që Pedri dhe Torres janë gati për El Clasico Xavi respekton Real Madridin, shprehet i lumtur që Pedri dhe Torres janë gati për El Clasico

Busquets, ashtu si trajneri Xavi, mendon se një fitore ndaj Madridit do të nënkuptonte një pikë kthese për ekipin.

“Një fitore do të na jepte besim dhe do të na çonte në një finale. Ne kemi ardhur këtu për të luftuar për trofeun. Jemi në rrugën e duhur”.

“Ka qenë e vështirë për ne që të mbyllim ndeshjet, por ju duhet të jeni të duruar”, përfundoi kapiteni i Barcelonës. /Telegrafi/

The post Busquets beson se mund ta mposhtin Real Madridin në një ndeshje të vetme appeared first on Telegrafi.