Buxhovi tregon se çka është “Rugovizmi”

Historiani

Njëri prej themeluesve të LDK’së, Jusuf Buxhovi, ka treguar se cfarë kuptimi ka fjala “Rugovizëm”.

VIDEO:

Kjo fjalë përdorët shpesh si ideologji e LDK’së dhe nga eksponentët e saj. Buxhovi thotë se Ibrahim Rugova nuk ka shkruar libra për ideologji.

Ai tutje hedh akuza ndaj disa personave në LDK duke thënë se përdorin emrin e Rugovës vetëm për simbolikë dhe se nuk kanë dëshirë të përmendin themelimin e LDK’së për shkak se nuk ishin aty.

“Themelimin e kanë pak si kompleks. Shumë prej tyre nuk dëshirë të përmendet historia, e përmendin Rugovën vetëm si simbolikë dhe për nevojë. Rugovizmi sipas mendimit tim nuk është ajo që këta po thonë ideologji. Për të qenë doktrinë duhet të ketë libra. Rugova nuk ka shkruar asnjë libër doktrinar. Nëse mund të quhet dicka rugovizëm është programi i LDK’së. Por është shikuar njëanshëm. Nuk është shikuar evolimi politik prej themelimit deri tek faza tjetër. Pika jonë e parë ka qenë për barazi. Pasi kemi qenë në Jugosllavi dhe kemi qenë jo të barabartë. E ka shkruar Gazmend Zajmi pasi ishte shumë kompetent për ta shkruar atë. Komisioni i Badmintert kishte kërkuar shpërbërjen e Jugosllavisë dhe ne kemi ndërruar pozicion duke kërkuar pavarësi. LDK’në nuk e ka themeluar Rugova. Por 127 anëtarë. Pa ta nuk do ta kishim LDK’në e themeluar”, ka thënë ai në t7.