‘Calma’ e Mourinhos në stilin e Ronaldos në ndeshjen Lazio-Roma

Jose Mourinho është kryetemë e mediave sportive sa herë që skuadrat e tij zhvillojnë ndeshje të rëndësishme.

Trajneri Romës këtë fundjavë zhvilloi derbin lokal kundër Lazios, të cilin e fituan Biancocelestët.

Mirëpo, në pjesën e parë kur ekipi i Maurizio Sarrit ishte në epërsi prej dy golash (përmes Sergej Milinkovic-Savic dhe Pedro), të zgjedhurit e portugezit ia dolën të ktheheshin në lojë me golin e Roger Ibanez.

VIDEO:

Derisa lojtarët e tij e festonin golin, Mourinho bëri gjestin e famshëm të Cristiano Ronaldos ‘Calma, calma’ duke bërë me shenjë kah ora se ka edhe shumë lojë për t’u zhvilluar.

Veprimi i pazakontë i Mourinhos pas humbjes së Romës nga Lazio Veprimi i pazakontë i Mourinhos pas humbjes së Romës nga Lazio

Megjithatë, të dyja skuadrat e shënuan nga një gol në pjesën e dytë, ashtu që në fund, Lazio e fitoi takimin. /Telegrafi/

The post ‘Calma’ e Mourinhos në stilin e Ronaldos në ndeshjen Lazio-Roma appeared first on Telegrafi.