Casemiro: Real Madridi do të luftojë për titullin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve

Casemiro është i bindur që Real Madrid do të garojë për titullin La Ligas dhe trofeun e Ligës së Kampionëve në pjesën e mbetur të sezonit.

Djelmoshat e Zinedine Zidanes do të përballen me Eibar të shtunën dhe mesfushori brazilian beson se “Los Blancos” kanë atë që duhet për të fituar për të dy trofetë.

“Të gjithë e dinë se çfarë jemi të aftë të bëjmë”.

VIDEO:

“Ne do të luftojmë deri në fund. Ne e dimë që është shumë e vështirë, por ne do të luftojmë për të dy titujt”.

“Për Real Madridin të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Ne jemi mësuar tashmë të luajmë ndeshje të mëdha”.

“Na pëlqen të luajmë këto lloj ndeshjesh. Së pari, duhet të mendojmë për Eibarin dhe më pas për Ligën e Kampionëve dhe El Clasico [kundër Barcelonës]”, ka thënë Casemiro në një intervistë për TVE. /Telegrafi/

The post Casemiro: Real Madridi do të luftojë për titullin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi.