Cavani takohet me Manchester Unitedin për kontratën e re

Edinson Cavani është duke menduar që të vazhdojë edhe për një edicion në Ligën Premier.

Sulmuesi uruguaian kaloi në radhët e Manchester United në verën e kaluar si lojtar i lirë, pasi kontrata me PSG-në i kishte skaduar.

VIDEO:

El Matador është i lumtur në Old Trafford dhe kërkon që të rinovojë kontratën edhe për një edicion me Djajtë e Kuq.

Edhe pse javë më parë ai kishte thënë se nuk ishte i lumtur në Ligën Premier, tani gjërat kanë ndryshuar.

Unitedi është i gatshëm që t’i ofrojë edhe një vit kontratë sulmuesit uruguaian, mirëpo nuk përjashtohet mundësia ta shesin në janar, nëse nuk tregon formë të lartë.

Boca Juniors është i interesuar në transferimin e tij dhe mund t’i ofrojë atij kontratë trevjeçare. /Telegrafi/

The post Cavani takohet me Manchester Unitedin për kontratën e re appeared first on Telegrafi.