Çfarë mesazhi u dërgoni fëmijëve nëse pranoni të bëheni viktimë në marrëdhëniet me partnerin?

Varet nga ne, jo nga partneri. Nuk varet nga fëmijët. Dhe nëse varet nga partneri, është e njëjta gjë për ne

Është vendimi ynë të mos vuajmë. Sepse nëse vuajmë – do të vuajnë edhe fëmijët.

Ju nuk do të dëgjoni ankesa nga nëna ose babai kujdestar, i cili jeton vetëm me fëmijët se “ai/ajo duhet të gatuajë, të përgatisë, nuk ka ndihmë”. Ai prind di të mbështetet te vetja. Ai atë që e bën nuk e konsideron si viktimë. Ai e di që kështu është jeta.

Mbi të gjitha, kështu zgjodhi ai. Ai është përgjegjës dhe në rrugën e përgjegjësisë nuk ka vend për të lozur viktimën. Një prind i tillë e di se nëse ankohet – nuk i jep një shembull të mirë fëmijës së tij.

VIDEO:

Mbi të gjitha, ata prindër nuk janë viktima dhe ata me vetëdije zgjodhën rrugën e tyre. Dhe ata me kënaqësi vazhdojnë atë rrugë, transmeton Telegrafi.

Ndryshe nga ata që qëndrojnë në marrëdhënie të këqija partneriteti në të cilat ata akuzojnë se nuk po e ndihmojnë njëri-tjetrin, se nuk po e duan njëri-tjetrin…

Le të pyesin veten se çfarë mesazhi po u dërgojnë fëmijëve, ndërsa thonë se po ata fëmijë duhet të jenë mirënjohës ndaj tyre për “sakrificën që ata e bëjnë për ta”.

A e dini se çfarë ka marrë si peng fëmija i prindërve të tillë? Një ndjenjë e tmerrshme faji pse është fare në jetë.

Nëse është kjo dashuri, nëse kjo është familje, atëherë familja është një vend peizazhesh dhe lojërash në të cilat, në rend të parë, vuajnë fëmijët.

Dhe fëmijët bëhen njerëz që kanë mësuar shumë gjëra të këqija – në rend të parë, për veten e tyre dhe më pas për botën që i rrethon.

Pra, është shumë e thjeshtë: rrini me njerëz që ju duan dhe ju respektojnë dhe që ju i doni dhe i respektoni. Vetëm ajo familje në të cilën njerëzit janë të lidhur me dashuri midis partnerëve jep hapësirë të mjaftueshme.

Varet nga ne, jo nga partneri. Nuk varet nga fëmijët. Dhe nëse varet nga partneri, është e njëjta gjë për ne. Dhe shumë më tepër se ne.

/Telegrafi/

The post Çfarë mesazhi u dërgoni fëmijëve nëse pranoni të bëheni viktimë në marrëdhëniet me partnerin? appeared first on Telegrafi.