“Çfarë ndodh në fushë, mbetet në fushë” – Ibra thotë se Lukaku është i mirëseardhur që t’i bashkohet në Sanremo

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka thënë se nuk ka asnjë problem me Romelu Lukakun dhe se çfarë ndodh në fushë mbetet aty.

Dyshja e klubeve rivale të Milanos patën një zënkë të bujshme në Derby della Madonnina në kuadër të Kupës së Italisë, megjithatë duke se gjakrat janë qetësuar.

VIDEO:

39-vjeçari ka folur lidhur me pjesëmarrjen e tij në festivalin e famshëm muzikor, Sanremo dhe gazetarët e kanë pyetur se çfarë do të ndodhte nëse Amadeus (si një tifoz i Interit) do ta ftonte edhe Lukakun.

“Nëse ai dëshiron të vijë, është i mirëpritur. Çfarë ndodh në fushë, mbetet në fushë, nuk kemi kurrfarë problemi”, ka qenë përgjigja e Ibras.

Zlatan pritet të bëjë një duet në skenën e festivalit me trajnerin e Bolognas, ndërsa shpreson që edhe ai të mos dijë të këndojë sikurse veterani i sulmit. /Telegrafi/

The post “Çfarë ndodh në fushë, mbetet në fushë” – Ibra thotë se Lukaku është i mirëseardhur që t’i bashkohet në Sanremo appeared first on Telegrafi.