Challandes ul në stol Ujkanin, pritet të debutoj Betim Halimi

Te Kosova janë duke u përgatitur disa ndryshime në formacion para ndeshjes me Spanjën, njofton Insajderi.

VIDEO:

Sipas asaj që raporton “AS”, trajneri Challandes do të ul në stol Ujkanin. Ky i fundit bëri disa gabime në përballjen e fundit kundër Suedisë në Prishtrinë për të treguar se nuk ka nivelin e duhur që të jetë zgjedhje e parë.

Por nga krahu tjetër Challandes nuk ka preferuar gardianin e Tiranës, Visar Bekaj. Ndaj Spanjës do e nis si titullar Betim Halimi që do të bëjë debutimin me Kosovën. Gjithashtu Bersant Celina dhe Valon Berisha janë infektuar me Coronavirus, duke qenë dy mungesat e rëndësishme. /Insajderi.com