Chelsea dhe Barcelona futen në garë për transferimin e Rabiot

Juventusi do t’i shet disa lojtarë në këtë verë, në mënyrë që të krijojë fonde për transferimet e reja.

Zonja e Vjetër po e mbyll këtë edicion në mënyrën më të keqe të mundshme, duke u mposhtur nga Interi në garë për titullin e Serie A dhe është eliminuan nga Liga e Kampionëve në 1/8 e finales.

VIDEO:

Kështu, Juventusi po punon në transferimet e reja, mirëpo fillimisht do ti largojë disa nga lojtarët që ka në skuadër.

Adrien Rabiot është në mesin e atyre që do të shiten, derisa Barcelona dhe Chelsea po tentojnë t’i marrin shërbimet e tij.

Mesfushori francez nuk e ka gjetur vetën në Torino dhe po kërkon një aventurë të re, me The Blues dhe katalunasit që kanë treguar interesim për të.

Juventusi do kërkojë rreth 20 milionë euro për kartonin e tij, derisa e kishte transferuar si lojtar të lirë nga PSG. /Telegrafi/

The post Chelsea dhe Barcelona futen në garë për transferimin e Rabiot appeared first on Telegrafi.