Chelsea futet në garë për Hakimin

Paraqitjet e mira të Achraf Hakmit me Interin sezonin e kaluar kanë rënë në sy te shumë skuadrave evropiane, shkruan Insajderi.

Në garë për transferimin e mbrojtësit së fundmi është futur edhe skuadra angleze, Chelsea.

VIDEO:

“Blutë” janë të gatshëm të ofrojnë dy mbrojtësit, Andreas Christiansen dhe Emerson Palmierin, plus një shumë parash për të transferuar Hakimin në “Stamford Bridge”.

Interesim për 22 vjeçarin ka shprehur edhe klubi francez, Paris Saint-Germain, ku sipas mediave ndërkombëtare të dy palët veç kanë nisur bisedimet.

Mbrojtësi nga Maroko, këtë edicion ka zhvilluar 45 paraqitje me Interin në të gjitha garat, ku ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar 11 asistime./insajderi.com