Chelsea konsideron kthimin e Hazardit

Klubi anglez, Chelsea thuhet se po konsideron rikthimin e yllit belg, Eden Hazard, i cili nuk ka arritur të gjej formën më të mirë te Real Madridi.

Hazard ka luftuar për të bërë përshtypje që kur u largua drejt Real Madridit për një shifër të raportuar prej 100 milionë eurosh.

Megjithatë, ylli belg ka dështuar të tregojë më të mirën dhe ka qenë shumë i penalizuar nga dëmtimet e shpeshta.

VIDEO:

Real Madridi ka shumë sulmues, por mungesë të golave Real Madridi ka shumë sulmues, por mungesë të golave

Sipas gazetës spanjolle AS, Chelsea po vlerëson një rikthim të bujshëm të Hazardit në Stamford Bridge.

Ky medium shton se ambienti i Bluve ka marrë propozimin e ndërmjetësve që i ofrojnë belgut për kthimin e tij hipotetik në Londër.

Marrëveshja duket shumë e komplikuar, pasi Chelsea tani ka në skuadër shumë lojtar të profilit të Hazardit.

Në anën tjetër edhe Reali nuk e lejon largimin e lojtarit në huazim, pasi synon ta shesë për së paku 60 milionë euro.

30-vjeçari mban një marrëdhënie të fortë me disa nga ish-bashkëlojtarët dhe një rikthim nuk do të ishte befasi nëse belgu do pranonte rikthimin. /Telegrafi/

The post Chelsea konsideron kthimin e Hazardit appeared first on Telegrafi.