
Chelsea fitoi minimalisht ndaj Atletico Madrid në sfidën e parë të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.
Edhe pse “Blutë” nuk niseshin si favoritë për të fituar takimin, skuadra londineze arriti të merrte maksimumin ndaj kryesuesve të kampionatit spanjoll.
VIDEO:
Veterani Olivier Giroud vulosi triumfin në Bukuresht dhe me golin e tij në Rumani, Chelsea ka avantazhin e lehtë të kualifikimit në çerekfinale pasi luajti sot ekip udhëtues, ndërsa “Los Colchoneros” si ekip vendas dhe goli konsiderohet si gol në fushë kundërshtare.
Goli i sulmuesit francez u quajt i rregullt nga gjyqtarët e VAR-it pas protestave të skuadrës së Simeones për pozicion jashtë loje të kampionit të botës, por pamjet treguan se njëri prej lojtarëve madrilenë prek topin i fundit para se ta godiste Giroud.
Megjithatë, sfida e kthimit në Londër (17 mars) pritet të jetë një betejë e vërtetë pasi rezultati 0-1 lë të hapur kualifikimin drejt tetë më të mirave të Europës për këtë edicion. /Insajderi.com
Olivier Giroud has just scored this goal in the UCL RO16. I’m speechless. pic.twitter.com/LLtLeLsriv
— Dubois (@CFCDUBois) February 23, 2021