Chelsea po kosideron rikthimin e Eden Hazard

Skuadra angleze, Chelsea është duke konsideruaj të rikthej në ekip Eden Hazard nga Real Madrid, transmeton Insajderi.

Ylli belg nuk ka arritur të lërë gjurmë në Madrid dhe mund të rikthehet në Londër, aty ku edhe e kishte kulmin e karrierës së tij.

VIDEO:

Medium spanjoll “AS” raporton se “Blues” po e mendojnë të bëjnë goditjen më të madhe gjatë kësaj vere duke e rikthyer belgun në Londër.

30-vjeçari dështoi të tregonte veten në skuadrën spanjollë, ku e përshkaun lëndimet e njëpasnjëshme, ndërsa pengesa më e madhe tij duhet të ketë qenë mbipesha.

Natyrisht, për tu rikthyer te kampioni aktual i Evropës, ai duhet të pranoj rrogë më të ulët.

Hazard u transferua te Real Madrid në verën e viti 2019, ku gjatë kësaj periudhe me skuadrën mbretëorore, ai shënoi katër gola në 30 paraqitje garuese për ta./Insajderi.com