Chelsea rikthen me emergjencë brazilianin Kenedy nga huazimi

Chelsea mori një goditje të madhe, kur javë më parë pësoi lëndim mbrojtësi i majtë Ben Chilwell, që do të mbetet për disa muaj jashtë fushave.

Kësisoj në krahun e majtë të mbrojtjes ka mbetur vetëm spanjolli Marcos Alonso dhe londinezët kanë rikthyer në skuadër brazilianin Kenedy.

25-vjeçari ishte i huazuar tek skuadra braziliane Flamengo dhe u rikthye me urgjencë në Stamford Bridges.

VIDEO:

Kësisoj Kenedy do të plotësojë boshllëkun e lënë nga lëndimi i Ben Chilwell, por edhe i Reece James që gjithashtu do të mbetet për disa javë jashtë fushave.

Braziliani është një futbollist që luan në shumë pozita, por ajo e preferuar mbetet në vijën e krahut të majtë.

Londinezët fillimisht kishin tentuar të riktejnë njërin nga të huazuarit si Emerson Palmieri (Lyon) dhe Ian Maatsen nga Coventry, por u refuzuan nga këto dy skuadra.

Kenedy tanimë është në Londër dhe nga ndeshja e ardhshme është në dispozicion të trajnerit Thomas Tuchel. /Telegrafi/

The post Chelsea rikthen me emergjencë brazilianin Kenedy nga huazimi appeared first on Telegrafi.