Chiellini dhe Bernardeschi rikthehen në stërvitje

Giorgio Chiellini dhe Federico Bernardeschi janë kthyer në stërvitje te Juventusi para ndeshjes së fundjavës ndaj Atalantas.

Bianconerët po përgatiten për sfidën e radhës në Serie A, në përpjekje për t’u kthyer te fitorja pas humbjes zhgënjyese nga Chelsea në Ligën e Kampionëve.

VIDEO:

Mattia De Sciglio akoma nuk është në shërbim të Massimiliano Allegrit, por Paulo Dybala mund të startojë në Allianz Stadium.

Në anën tjetër, Sky Sport Italia raporton se Chiellini dhe Bernardeschi janë bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në stërvitje. Derisa kapiteni është gjithmonë i rëndësishëm, anësori italian ka befasuar me rikthimin para afatit të caktuar.

Zonja e Vjetër mban vendin e tetë në kampionat me 21 pikë nga 13 ndeshje të zhvilluara, ndërsa shpreson ta harrojë humbjen prej 4-0 në Londër.

Juve është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt, ndërsa ka edhe një shans për vendin e parë në Grupin H. /Telegrafi/

The post Chiellini dhe Bernardeschi rikthehen në stërvitje appeared first on Telegrafi.