Chiesa dhe Bernardeschi nuk luajnë ndaj Malmos, por kthehen lojtarët jugamerikanë të Juventusit

Federico Chiesa dhe Federico Bernardeschi janë lënë jashtë skuadrës së Juventusit për ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve kundër Malmos.

Dy anësorët italianë nuk janë në dispozicion të Massimiliano Allegrit për takimin e të martës që zhvillohet në Suedi.

VIDEO:

Chiesa mungoi edhe në ndeshjen e fundjavës ndaj Napolit, si pasojë e problemeve muskulore. Edhe pse ekzaminimet mjekësore nuk treguan lezione, trajneri vendosi të mos rrezikojë.

Gjendja e 23-vjeçarit nuk është përmirësuar që nga triumfi i Italisë në Kampionatin Evropian, prandaj Allegri duket ta ketë lënë të rikuperohet mirë.

Në anën tjetër, Bernardeschi është stërvitur me skuadrën dhe mospërfshirja e tij në ekipin e plotë ka ardhur si befasi. Ai e luajti gjithë ndeshjen ndaj Napolit.

Në ndërkohë, lojtarët jugamerikanë të Juventusit, Paulo Dybala, Juan Cuadrado, Rodrigo Bentancur, Alex Sandro e Danilo, do të jenë në dispozicion për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi munguan në takimin e fundjavës që Zonja e Vjetër e humbi. /Telegrafi/

The post Chiesa dhe Bernardeschi nuk luajnë ndaj Malmos, por kthehen lojtarët jugamerikanë të Juventusit appeared first on Telegrafi.