Chrissy Teigen i përgjigjet kritikëve të transplantit të vetullave

Modelja 35-vjeçare, e cila debutoi transformimin e vetullave të saj gjatë fundjavës, postoi sërish në Instagram Stories për t’iu adresuar atyre që kritikojnë lëvizjen si “jashtë kontaktit me realitetin”.

“Pse njerëzit janë kaq të mërzitur për çdo gjë të vogël që bëj unë? Do t’i jepni vetes një atak në zemër”, shkroi ajo krahas një fotografie të një  artikulli të Daily Mail duke iu referuar reagimit të ashpër të fansave për transplantin.

Teigen më parë postoi një seri fotografish duke debutuar vetullat e saj më të plota, të cilat ajo tha se ishin krijuar nga transplantimi i qimeve nga pjesa e pasme e kokës.

VIDEO:

Foto: Instagram

“Unë kurrë nuk përdor grim nëse mund ta shmang, kështu që isha shumë e emocionuar për këtë transplantimit të vetullave”, shkroi ajo ndër të tjera, duke etiketuar mjekët e saj.

“Pashë titullin e një artikulli dje se Chrissy Teigen kishte një transplant të vetullave. #problemet e njerëzve të pasur #përpiqemi të mos gjykojmë”,  shkroi një përdorues i Twitter, përpara se të shtonte, “Unë? Përpiqem të vazhdoj të paguajë faturat dhe të jetojë jetën”.

Chrissy Teigen tregon se ka transplantuar qimet e vetullave Chrissy Teigen tregon se ka transplantuar qimet e vetullave

Teigen nuk është e panjohur për shkaktimin e polemikave; vetëm javën e kaluar, ajo mori kritika për organizimin e një feste me temë “Squid Game” me bashkëshortin e saj John Legend, një zgjedhje që disa e cilësuan si “të gabuar”. /Telegrafi/

The post Chrissy Teigen i përgjigjet kritikëve të transplantit të vetullave appeared first on Telegrafi.