Çmend Besar Halimi, shënon super gol nga 40 metra ndaj Spanjës

Kosova është kthyer në lojë në përballje me Spanjën, pas një goli të bukur të shënuar nga Besar Halimi.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Spanjën prej 2-0, me golat e Dani Olmo dhe Ferran Torres.

VIDEO:

Në pjesën e dytë Bernard Challandes bëri disa zëvendësime, duke kërkuan më shumë sulmin.

Në minutën e 70-të të ndeshjes, Kosova arriti të shënoi.

Portieri Unai Simon lëshoi portën dhe humbi topin pothuajse në mesin e fushës.

Ishte Besar Halimi ai që fitoi topin, dhe me një goditje të dukur nga 40 metra shënoi super gol.

Me këtë gol Kosova është kthyer në lojë pasi rezultati momental është 2-1. /Telegrafi/

The post Çmend Besar Halimi, shënon super gol nga 40 metra ndaj Spanjës appeared first on Telegrafi.