Conte bisedon me drejtuesit e klubit, ua tregon tre objektivat kryesorë të janarit

Antonio Conte ka mbajtur një takim kyç me drejtorët e Tottenhamit dhe i ka njoftuar për kërkesat e tij për këtë afat kalimtar të janarit. 

Ish-trajneri i Interit dhe Juventusit pret nënshkrime të reja nga klubi në afatin kalimtar të janarit sipas asaj që shkruan Marca.com, ndërsa të paktën dy prej tyre janë nga Seria A.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Fabio Paratici do të arrijë të përmbushë pritshmëritë e Contes në janar, kur është gjithmonë sfiduese për të nënshkruar me lojtarë të mirë.

VIDEO:

Në krye të listës është ylli i Milanit, Franck Kessie, që shihet si objektivi kryesor i Tottenham në janar.

Mesfushori i Bregut të Fildishtë nuk do të nënshkruajë një zgjatje të kontratës me kuqezinjtë, por në anën tjetër Milani nuk duket i gatshëm ta shesë atë në janar pavarësisht se e di se ai do të largohet në fund të sezonit.

Tottenham nuk do ta lë Milanin pa lojtarë dhe pritet të ofrojë mesfushorin e tyre Tanguy Ndombele si shkëmbimi plus edhe disa miliona euro.

Sipas Marca, mbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij, gjithashtu në radarët e Contes, pasi italiani e njeh mjaftë mirë holandezin, pasi e ka stërvitur për dy vite te Nerazzurrët.

Kontrata e mbrojtësit në San Siro skadon në qershor 2023 dhe gjigantët e Serie A nuk janë të hapur për ta shitur në janar, por në fund të edicionit mund të jenë.

Interi është në bisedime me Matthias Ginter, i cili do t’i bashkohej kampionëve të Serie A si lojtar i lirë në qershor dhe potencialisht mund të zëvendësojë De Vrijn.

Dejan Kulusevski i Juventusit ishte një objektiv i mundshëm për Tottenham, por Juventusi tani nuk është i gatshëm të shesë pasi Federico Chiesa është dëmtuar dhe mungon për këtë sezon.

Sipas Marca, Adama Traore i Wolverhampton është në listën e ngushtë të Tottenham për janar.

Në anën tjetër Conte pret që Hugo Lloris të vazhdojë kontratën e tij që i skadon me klubin. /Telegrafi/

The post Conte bisedon me drejtuesit e klubit, ua tregon tre objektivat kryesorë të janarit appeared first on Telegrafi.