Conte i ‘tërbuar’: Tash po e kuptoj situatën, niveli i Tottenhamit nuk është aq i lartë momentalisht

Antonio Conte pranoi se ai po “fillon të kuptojë” situatën te Tottenham Hotspur pas humbjes së turpshme 2-1 në Ligën e Konferencës nga skuadra sllovene Mura.

Tottenhami u mposht nga inferiorët slloven dhe kjo ka rikthyer me këmbë në tokë trajnerin italian, Conte, i cili u largua në verë nga kampionët italianë të Interit, për të marr me shumë vetëbesim detyrën e Spurs disa javë pas fillimit të sezonit.

Megjithatë, humbja nga Mura ka bërë që Conte të kuptojë situatën te klubi anglez, duke u ankuar për nivelin e skuadrës.

VIDEO:

“Pas tre javësh po filloj të kuptoj situatën. Nuk është e thjeshtë. Në këtë moment niveli në Tottenham nuk është aq i lartë”, ka thënë fillimisht Conte.

“Jam i lumtur që qëndroj këtu, por duhet të punojmë shumë për të përmirësuar cilësinë e skuadrës”.

“Ne jemi Tottenham, por ka një hendek të rëndësishëm me skuadrat kryesore, por unë nuk jam i frikësuar”.

Conte më pas iu lut tifozëve të klubit që të ruanin durimin me të dhe ekipin, duke këmbëngulur se ishte një sfidë e madhe dhe do të kërkonte kohë për t’u kthyer.

“E pranova këtë punë dhe e dija se do të ishte një sfidë e madhe për karrierën time, por për momentin krenaria ime nuk ka rëndësi”.

“Qëllimi im dhe i stafit duhet të jetë përmirësimi i Tottenhamit dhe kthimi i tyre në një nivel të mirë, por do të duhet kohë dhe tifozët duhet të jenë të durueshëm”.

“Së pari dua të falënderoj tifozët dhe më pas pas ndeshjes nuk më pëlqen të flas me ekipin. Ne do të flasim për të nesër kur ta analizojmë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

The post Conte i ‘tërbuar’: Tash po e kuptoj situatën, niveli i Tottenhamit nuk është aq i lartë momentalisht appeared first on Telegrafi.