Conte mund të largohet nga Tottenhami në fund të këtij muaji

Antonio Conte nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij te Tottenham Hotspur.

Përkundër se e ka marrë drejtimin e klubit anglez në nëntor, Conte mund të largohet në fund të janarit nga klubi.

VIDEO:

Ka qenë gazeta prestigjioze angleze Daily Mail që ka lëshuar lajmin bombastik për një largim të mundshëm të Contes nga londinezët.

Në momentin që Conte ka nënshkruar kontratë me Spurs, atij i është premtuar se në janar klubi do të investojë për t’ia sjell lojtarët që do.

Por deri më tani kur kanë kaluar dy javë në afatin kalimtar të janarit, Spurs nuk kanë arritur të transferojnë asnjë nga objektivat e tyre.

Kësisoj nëse vazhdon kjo gjendje dhe Conte nuk do t’i marrë lojtarët që do në Londër, atëherë ai pritet të largohet nga Spurs. /Telegrafi/

The post Conte mund të largohet nga Tottenhami në fund të këtij muaji appeared first on Telegrafi.