Coutinho debuton me gol te Aston Villa, shënon ndaj Man Utd

Philippe Coutinho ka shënuar në debutim golin e tij të parë te klubi anglez, Aston Villa.

Mesfushori kreativ brazilian ka befasuar të gjithë kur vendosi të transferohet nga Barcelona te Aston Villa para disa ditësh.

Megjithatë, lëvizja e tij në huazim te skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard po duket lëvizje e mençur dhe shumë e qëlluar.

VIDEO:

Fjalët e para të Philippe Coutinhos si lojtar i Aston Villas: Kam folur me Gerrard, ai më tregoi për klubin dhe ambiciet Fjalët e para të Philippe Coutinhos si lojtar i Aston Villas: Kam folur me Gerrard, ai më tregoi për klubin dhe ambiciet

Kjo pasi, Coutinho ka arritur të gjej golin e parë qysh në debutim, vetëm disa minuta pasi u inkuadrua në lojë në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit.

Coutinho hyri në lojë në vend të Morgan Sanson në minutën e 68-të, teksa shënoi golin në minutën e 82-të pas asistimit të Jacob Ramsey.

Goli i Coutinhos erdhi nga afërsia dhe shërbeu për barazimin e rezultat 2-2. /Telegrafi/

The post Coutinho debuton me gol te Aston Villa, shënon ndaj Man Utd appeared first on Telegrafi.