Cunami po “merr” gjithçka me vete: Valët e detit dalin jashtë kontrollit, Tonga vërshohet nga përmbytjet

Shteti i Tongas në Paqësor u përfshi nga një cunami pas një shpërthimi vullkanik në fund të Oqeanit Paqësor.

Regjistrimet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë valë të mëdha që godasin bregun dhe njerëz që përpiqen të shpëtojnë.

VIDEO:

Kujtojmë, ishulli Tonga lëshoi një paralajmërim cunami për të gjithë arkipelagun, pasi vullkani Hunga Tonga Hunga Ha’apai shpërtheu sërish të premten.

Vullkani, i vendosur rreth 30 kilometra në juglindje të ishullit Fonuafo’ou, shpërtheu në fillim të vitit të kaluar.

Radio Zelanda e Re raportoi se shpërthimi kishte një rreze prej 260 kilometrash dhe ishte shtatë herë më i fortë se shpërthimi i mëparshëm, i cili ndodhi më 20 dhjetor.

Reuters raporton se ekziston rrezik për një vend tjetër, Samoa Amerikane, nga rrymat e forta oqeanike që mund të jenë të rrezikshme përgjatë plazheve në porte. /Telegrafi/

The post Cunami po “merr” gjithçka me vete: Valët e detit dalin jashtë kontrollit, Tonga vërshohet nga përmbytjet appeared first on Telegrafi.