Dafina Zeqiri dhe DJ Geek nisin pushimet në Turqi

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, është duke shijuar disa ditë të mira joproduktive në Turqi së bashku me partnerin e saj, DJ Geek.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë me fansat në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar disa imazhe të vetes, në të cilat shfaqet atraktive me pamjen natyrale e ‘look-un’ e thjeshtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINA ZE🕯 (@dafina.zeqiri)

“Kur mendon se ai po shkrep një foto të keqe (siç bën zakonisht) por pastaj i shfleton”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografive.

VIDEO:

Të gjitha lajmet nga Dj Geek Të gjitha lajmet nga Dj Geek

Çifti duket se po shfrytëzojnë këtë kohë pak para koncerteve e mbrëmjeve muzikore që pritet të fillojnë së shpejti.

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Komplimentet në pjesën e komenteve kanë qenë të shumta dhe nga më të ndryshmet.

Dafina ditë më parë solli projektin e ri “Pa ty”, një ‘remix’ me Cricket dhe Mumën. /Telegrafi/

The post Dafina Zeqiri dhe DJ Geek nisin pushimet në Turqi appeared first on Telegrafi.