Dafina Zeqiri tregon linjat e formësuara në veshje sportive

Dafina Zeqiri përmbylli një vit jashtëzakonisht të suksesshëm, por duket se puna për të ka filluar që në javët e para të 2022.

Këngëtarja e njohur tashmë ka paralajmëruar se është në përgatitje të projekteve të reja muzikore, teksa po shijon suksesin e këngës “Më fal” që para pak ditësh e solli në bashkëpunim me Majk.

Ndërkohë, këngëtarja gjithashtu një pjesë të mirë të kohës së saj ia kushton edhe linjave trupore për të cilat njihet dhe komentohet vazhdimisht.

VIDEO:

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këtë ditë vikendi (e shtunë), këngëtarja ia ka dedikuar ushtrimeve fizike, ndërkaq shfaqi format joshëse në veshje sportive e që dukej më në formë se kurrë më parë.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ndërsa, kujtojmë që në vitin që lanë pas Dafina publikoi albumin “Dafinë Moj” që u prit mirë nga fansat e saj, por lansoi edhe disa projekte tjera muzikore që u kthyen në hite.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja po ashtu mbetet e angazhuar me koncerte e mbrëmjet të shumta muzikore, ndërsa prej vitesh po shijon romancën me DJ Geek. /Telegrafi/

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

The post Dafina Zeqiri tregon linjat e formësuara në veshje sportive appeared first on Telegrafi.