Dalin detaje tronditëse nga vrasja në Podujevë, i dyshuari dhe viktima janë baxhanakë

<!–

–>

Detaje tronditëse nga vrasja në Podujevë, i dyshuari dhe viktima janë baxhanakë.

VIDEO:

Një 30 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri që mori sonte në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, teksa është bërë e ditur se është arrestuar edhe personi I dyshimtë në këtë rast, F.B, 34 vjeçar.

E tërë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi të dy kanë dalë në gjueti dhe F.B. nga Pakashtica ka vrarë aksidentalisht M.K. nga Dumnica.

Kështu thonë burimet e Indeksonline.

Po ashtu të njëjtat burime tregojnë se F.B. dhe M.K. janë mes vete baxhanakë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin për lajmi.net derisa është thënë se rreth orës 16:00 kanë pranuar informatën për një rast të vrasjes së ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës.

“Lidhur me këtë rast në vendngjarje policia ka arrestuar një person të dyshimtë F.B, 34 vjeç. Në vendngjarje janë sekuestruar dy armë të gjuetisë”, tha ajo.
Tutej është theksuar se viktima në këtë rast është M.K, 30 vjeç, ndërsa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.