Dalin pamje brenda spitalit ku po qëndrojnë të lënduarit e aksidentit

<!–

–>

VIDEO:

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Bullgari.

Nga brenda spitalit të Sofjas, janë publikuar pamjet e para të dy të lënduarve në tragjedinë që ndodhi në mëngjesin e të martes në Bullgari.

Në pamjet e siguruara nga Alsat, shihen të shtrirë një vajzë dhe një djalë, ku vajza me sa duket ka marrë lëndime në dorë.

Në aksidentin tragjik në Bullgari kanë humbur jetën 45 persona.

Autoritetet bullgare janë duke hetuar ende shkaktarët e aksidentit, ndërsa për familjarët e viktimave kanë lehtësuar procedurat e hyrjes në shtetin bullgar, të cilët nuk kanë nevojë të paraqesin dokumente për COVID-19.