Dalin pamjet e autobusit kosovar të rrokullisur në Serbi

Pamje

Sonte rreth orës 22 në vendin e quajtur Velika Kupca afër Krushevacit në Serbi, autobusi nga Kosova i kompanisë ‘Zhitia Tours’ ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, transmeton Demokracia.com.

VIDEO:

Sipas mediave serbe, bëhet fjalë për autobusin e linjës Prishtinë-Grac (Austri).

Deri më tash raportohet për 11 të lënduar dhe ata janë bartur në spitalin e Krushevacit.