Dallaku mendon se Dukagjini mund t’i merrte tre pikë ndaj Gjilanit

Armend Dallku ka komentuar barazimin pa gola mes Dukagjinit dhe Gjilanit në kuadër të javës së tretë në BKT Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Klina ishte mysafir asaj nga Gjilani, e që arritën të marrin një pikë të artë.

Dallku pas ndeshjes ka thënë se në bazë të shanseve që krijuan, mund të merrnin edhe tre pikë.

VIDEO:

Paqe mes Gjilanit dhe Dukagjinit, dy skuadrat marrin nga një pikë Paqe mes Gjilanit dhe Dukagjinit, dy skuadrat marrin nga një pikë

“Në bazë të asaj që u krijua brenda lojës, mund të merrnim edhe tre pikë, jam i kënaqur me lojtarët dhe luftën brenda fushës”, ka thënë strategu i Dukagjinit për Art Sport.

“I kanë kryer detyrat ashtu siç jemi marrë vesh, por po behemi pak nervoz, ndaj Ballkanit një lojtar i yni u ndëshkua me të kuq, edhe sot poashtu është bërë një karton i kuq. Për mendimin tim nuk ishte as faul, as karton i kuq”.

“Arbitrat duhet të kenë kujdes, duhet të pajtohemi, nuk po ankohemi, vetëm të kenë kujdes pak më tepër”, përfundoi Dallku.

Pas javës së tretë, Gjilani është në vendin e katërt me pesë pikë, derisa Dukagjini gjendet në të shtatin me dy sosh. /Telegrafi/

 

The post Dallaku mendon se Dukagjini mund t’i merrte tre pikë ndaj Gjilanit appeared first on Telegrafi.