Dallaveret me subvencione, këta janë zyrtarët që i suspendoi sot ministri Peci

Ministri i Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit rural, Faton Peci ka pezulluar nga puna pesë zyrtarë të Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë. Të njëjtit ishin arrestuar gjatë muajit shkurt nën dyshimin për veprat penale “Marrje e ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

VIDEO:

Express nga burimet brenda Ministrisë së Bujqësisë merr vesh se bëhet fjalë për L.S., drejtor i Drejtorisë për Pagesa Direkte; S. Sh., Zyrtar për pagesa në Drejtorinë për Pagesa Direkte; A.U., Inspektore në Drejtorinë e Kontrollit; B.N., Zyrtar për pagesa direkte në Drejtorinë për Pagesa Direkte dhe K.B.-S., Zyrtare e Arkivës.

Në ndërkohë në njoftimin e ministrisë thuhet së vendimi për pezullimin e tyre nga marrdhënia e punës do të jetë në fuqi deri në një vendim tjetër të organeve të rendit.

“Me kërkesën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, për vendosjen e ligjshmërisë dhe rendit brenda institucionit, është marrë vendimi  për pezullimin e përkohshëm nga marrëdhënia e punës në shërbimin civil të Kosovës për pesë zyrtarë të Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë. Vendimi për pezullimin nga marrëdhënia e punës do të jetë në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet përgjegjëse”, thuhet në njoftimin e ministrisë.