Daut Haradinaj merr dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19: Shpresoj të jetë e fundit

Daut Haradinaj

Daut Haradinaj nga AAK, ka marrë sot dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

VIDEO:

“Doza e tretë e vaksinës shpresoj të jetë e fundit kundër COVID – 19. Vlerësim maksimal për mantilbardhët, që me një përkushtim maksimal po e kryejnë detyrën e tyre, sa humane aq edhe fisnike”, shkroi Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

Ministria e Shëndetësisë pak kohë më parë ka filluar administrimin e dozës së tretë ta vaksinës kundër koronavirusit, për personat mbi 18 vjeç, ndërkohë që janë shpeshtuar thirrjet për marrjen e saj.