Daut Haradinaj: Prishtinën do ta bëjmë vend që të gjithë dëshirojmë ta kemi shtëpi

Kandidati i AAK-së

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj sot në ditën e parë të fushatës ka bërë prezantimin e programit qeverisës. Para gazetarëve Haradinaj ka shpalosur detajisht projektet që planifikon t’i implementojë gjatë qeverisjes së tij.

VIDEO:

Ndërkohë, Haradinaj në një postim të tij në facebook ka thënë se programi i tij për Prishtinën buron drejtpërdrejt nga nevojat e qytetarëve.

Postimi i plotë i tij:

Programi ynë për kryeqytetin buron drejtpërdejt nga nevojat e qytetarëve. Ndërtimi i Spitali i Përgjithshëm dhe zbatimi i Ligjit për Kryeqytetin, janë tema që do të trajtohen me urgjencë që në fillim të mandatit tim. Formimi i Policisë së Kryeqytetit do të ndikojë direkt në rritjen e sigurisë në Prishtinë.

Trajtimi kaosit urbanistik dhe legalizimi i mbi 46 mijë njësive banesore, janë vetëm disa nga pikat programore që do të implementohen në gjatë 6 mujorit të parë qeverisës. Planin tonë për Prishtinën, do e shpalosim çdo ditë, pranë qytetarit dhe me qytetarin. Prishtinën do ta bëjmë vend që të gjithë dëshirojmë ta kemi shtëpi, dhe e cila do të na bëjë krenarë! #eparaPrishtina #punamarë