De Rossi pritet t’i bashkohet si ndihmës Mourinhos te Roma

Ish-kapiteni Daniele De Rossi thuhet se mund të mbërrijë për të punuar si ndihmës i Jose Mourinhos në Roma.

Ish-mesfushori italian kohëve të fundit filloi të punojë me trajnerin e Italisë, Roberto Mancini, duke shprehu haptas dëshirën për të hyrë në botën e menaxhimit të ekipeve.

Por, gazeta Il Messaggero pretendon se De Rossi mund të vendoset për një kthim në Trigoria te Roma.

Zyrtare: Mourinho emërohet trajner i Romës Zyrtare: Mourinho emërohet trajner i Romës

VIDEO:

Dan dhe Ryan Friedkin njoftuan dje largimin e Paulo Fonseca dhe ardhjen e Mourinhos, duke bërë hapat e parë drejt revolucionit të ekipit italian.

Pjesa e parë për Friedkins është trajneri i ri, që kthehet në Itali për herë të parë që kur fitoi ‘tripletën’ me Interin në sezonin 2009-10.

‘Special One’ dëshiron të bëjë ndryshime të mëdha te Giallorossët dhe thuhet se ka hartuar një listë të synimeve të transferimeve dhe se Jorge Mendes do të punojë me Tiago Pinto për të ndërtuar skuadrën e kërkuar nga Mourinho.

Fjalët e para të Jose Mourinhos si trajner i Romës: Pasioni i tifozëve dhe vizioni i klubit më bindën që të bashkohem Fjalët e para të Jose Mourinhos si trajner i Romës: Pasioni i tifozëve dhe vizioni i klubit më bindën që të bashkohem

Së bashku me lojtarët e rinj, raporti italian zbulon që De Rossi mund të kthehet në Olimpico si ndihmës i trajnerit portugez.

De Rossi u emërua trajneri i ri teknik i Italisë në mars dhe punoi së bashku me Mancinin te skuadra kombëtare në tre ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës. /Telegrafi/

The post De Rossi pritet t’i bashkohet si ndihmës Mourinhos te Roma appeared first on Telegrafi.