Del në shitje Porsche e Maradonës: Veturën e fundit që e kishte në pronësi në Evropë

Një Porsche që i përkiste legjendës së futbollit Diego Maradona është vendosur në ankand dhe vlerësohet midis 180-240 mijë dollarëve.

Porsche 911 i argjendtë iu dorëzua ish-futbollistit tashmë të ndjerë në nëntor të 1992 ndërsa po luante për ekipin spanjoll Sevilla gjatë sezonit të fundit në klubet evropiane, transmeton Telegrafi.

Pas vdekjes së argjentinasit vitin e kaluar në moshën 60 vjeçare, automjeti i rrallë po ofrohet për shitje për herë të parë si pjesë e një ankandi Bonhams në Paris që zgjat nga 3-10 marsi, raporton cnn.

VIDEO:

Sipas Bonhams, vetura ka një shpejtësi maksimale prej gati 162 milje në orë (260 km/orë) dhe është një nga vetëm 1,200 variante të prodhuara për një periudhë dy-vjeçare.

Diego Armando Maradona, lamtumira e një legjende të futbollit: Rrëfimi për djaloshin e varfër që bëri botën ta dashurojë falë magjisë së tij Diego Armando Maradona, lamtumira e një legjende të futbollit: Rrëfimi për djaloshin e varfër që bëri botën ta dashurojë falë magjisë së tij

Vetura është në pronësi të shitësit aktual që nga viti 2016 dhe ka përshkuar afërsisht 74,560 milje (120,000 km).

Maradona, një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave dhe i kujtuar më shumë për bëmat e tij me Argjentinën dhe skuadrën e klubit italian Napoli, vdiq pasi pësoi sulm në zemër në nëntor të vitit të kaluar. /Telegrafi/

The post Del në shitje Porsche e Maradonës: Veturën e fundit që e kishte në pronësi në Evropë appeared first on Telegrafi.