Del në shitje vetura e parë e prodhuar nga McLaren P1

McLaren P1 njihet si pjesë e “trinisë së shenjtë” që ende përbën Ferrari LaFerrari dhe Porsche 918, dhe tani është kopja e parë e prodhuar e kësaj hiper veture që ofrohet për shitje.

Vetura shitet përmes shtëpisë së ankandeve Silverstone Auctions, ajo përshkoi vetëm 5,899 km dhe kishte vetëm dy pronarë nga e njëjta familje.

Ai mori një bateri të re në vitin 2018 dhe shërbimi i fundit u bë në fund të vitit të kaluar. Është e para nga vetëm 375 kopje të prodhuara, vjen me dokumentacion të pasur dhe një letër të shkruar nga projektuesi i saj Frank Stephenson, raporton hotcars.

McLaren P1 i ngjyrosur me të verdhë Volcano u prodhua në 2013 dhe mundësohet nga një motor V8 twin-turbo V8 i kombinuar me një motor elektrik me një fuqi totale prej 903 kuaj/fuqi dhe 900 Nm çift rrotullues.

Përshpejtimi nga 0 në 100 km/orë zgjat 2.8 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 347 km/orë. /Telegrafi/

VIDEO:

 

The post Del në shitje vetura e parë e prodhuar nga McLaren P1 appeared first on Telegrafi.